SPORT, 14 Maj 2024, 14:33

Portugezi mund t’i bashkohet Bonuçit dhe Xhekos, media spanjolle: Murinjo i ka thënë “Po” Fenerbahçes

Portugezi mund t’i bashkohet Bonuçit dhe Xhekos, media spanjolle:

Zhoze Murinjo në Turqi nuk është thjesht një thashethem apo një premtim elektoral nga kandidati për president i Fernebahçes, Aziz Yilderim.

Sipas Mundo Deportivo, tekniku portugez i ka thënë “Po” propozimit të tij, për t’u bashkuar në të njëjtin ekip me Bonuçin dhe Xhekon.

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, “Special One” është takuar me kandidatin për president duke vlerësuar propozim e tij, madje i ka premtuar se do ta marrë në konsideratë.

Murinjo është i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga Roma.