TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Intervista e bujshme që Kristiano Ronaldo dha për Pirs Morgan, ka bërë që shumë nga Mançester Junajtid të dalin kundër tij, përfshirë këtu dhe ish-lojtarët.
Njëri prej tyre është ish-mbrojtësi i cili ka luajtur me Ronaldon te Mançester Junajtid, Geri Nevil, i cili prej kohësh ishte shfaqur kundër veprimeve të portugezit.
Në një intervistë të dhënë, ish-futbollisti anglez ka thënë se 37-vjeçari duhet të largohet nga klubi anglez, për shkak se nuk tregoi respekt për të në intervistën e dhënë.
“Unë mendoj se ai nuk do të qëndrojë më aty. Nuk do ta jepte këtë intervistë nëse do të donte të kundërtën. E dinte që kjo intervistë do t’i sillte fundin e karrierës së tij me Mançester Junajtid.
Nuk e di se çfarë po bën klubi, sepse nëse një i punësuar flet kështu për vendin ku punon, ai duhet të pushohet menjëherë nga puna. Ai duket si dikush që e gjithë bota i është vënë kundër”, u shpreh Nevil.