SPORT, 27 Nëntor 2022, 11:02

Plas skandali, Irani kërkon shkarkimin e Klinsman nga FIFA. Kueiroz: Fjalët e tua janë një turp për futbollin

Plas skandali, Irani kërkon shkarkimin e Klinsman nga FIFA. Kueiroz:

Jurgen Klinsman bëhet protagonist në Botërorin 2022 për shkak të disa deklaratave që kanë shtyrë Federatën e Futbollit të Iranit që të kërkojë shkarkimin e tij nga Komiteti Teknik i FIFA-s për aktivitetin. Vendi aziatik ka kërkuar zyrtarisht që Klinsman të largohet nga ky post pasi të ketë kërkuar falje për fjalët që ka thënë për ekipin përfaqësues iranian.

Në analizën që Klinsman i bëri ndeshjes së fituar nga Irani ndaj Uellsit, ai lëshoi një deklaratë që nuk u ka pëlqyer iranianëve. “Ata vunë në punë gjyqtarin. Nuk është rastësi, është pjesë e kulturës, mënyrës së tyre të lojës. Ata e bënë të punonin gjyqtarin”, theksoi Klinsman në fjalët e tij që kanë bërë të shpërthejë polemika pasi janë cilësuar si shprehje paragjykuese.

Njëkohësisht, Federata ka ftuar Klinsman të vizitojë ekipin kombëtar të Iranit për të kuptuar kulturën e vërtetë iraniane dhe mënyrën se si punohej me të. “Edhe pse ai është gjerman, nuk do të gjykohet për episodin më të turpshëm të historisë së Botërorëve, “Fatkeqësinë e Gijon” të vitit 1982, kur Gjermania dhe Austria u akorduan për një rezultat”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e Federatës Iraniane.

Vetë trajneri i Iranit, Karlos Kueiroz nuk është kursyer në një koment në rrjetet sociale rreth këtyre fjalëve, duke lëshuar akuza të ashpra ndaj Klinsman. “More iniciativën për të më thirrur me emrin Karlos, ndaj mendoj se është korrekte që të të quaj Jurgen. Në rregull? Edhe pse nuk më njeh personalisht, vë në diskutim karakterin tim me një paragjykim tipik superioriteti.

Nuk ka rëndësi se sa mund të respektoj atë që ke bërë brenda fushës së lojës, këto komente rreth kulturës së Iranit, ekipit kombëtar të Iranit dhe lojtarëve të mi janë një turp për futbollin. Askush nuk mund të lëndojë integritetin tonë nëse nuk është në nivelin tonë”, theksonte ndër të tjera Kueiroz në deklaratën e tij.