TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmje dramatike në La Liga, teksa Betis mposhti Elçen me përmbysje 2-3, në një duel të çmendur që i pati të gjitha. Plot 5 gola, 3 kartonë të kuq për vendasit dhe 3 penallti për miqtë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 për Elçen, falë golave të Fidel dhe Boje, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës prodhoi një mori ngjarjesh. Fillimisht Magalan dhe Çeikh (në stol), u ndëshkuan me kartonë të kuq. Iglesias arriti të shkurtonte diferencën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65-të, ndërkohë që Miranda vendosi baraspeshën në minutën e 68-të.
Në minutën e 89-të, gjyqtari akordoi penalltinë e dytë në favor të Betis, që u shpërdorua nga Iglesias, ndërkohë që në minutën e 90+4’ Eleçe mbeti me 9 lojtarë pasi Roco u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa u akordua edhe penalltia e tretë për miqtë që vulosi sfidën. Kësaj here ishte Uillian Joze që shënoi nga 11-metra, duke bërë që takimi të mbyllet me rezultatin 2-3.