SPORT, 2 Dhjetor 2022, 18:21

Përmbysje e çmendur ndaj Portugalisë, kualifikim dramatik i Koresë së Jugut. Eliminohet Uruguaji

Përmbysje e çmendur ndaj Portugalisë, kualifikim dramatik i

Koreja e Jugut ka mposhtur me rezultatin 2-1 Portugalinë dhe është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 5’ me Rikardo Hortën.

Në minutën e 17’ Jin-Su Kim shënoi golin e barazimit, por gjyqtari anësor ua anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.

Por në minutën e 28’ koreanët rikthyen baraspeshën duke iu ngjallur shpresat të gjithë tifozëve. Një pjesë e parë mjaft e mirë për të dyja ekipet që e mbyllën në barazim.

Pjesa e dytë nisi me shumë zjarr, me të dyja ekipet që tentuan të shënojnë.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim, koreanët bëjnë përmbysjen e çmendur dhe shënojnë golin e dytë, me anë të Hwang Hee-Chan (90’+1′).  Pas kësaj fitoreje dramatike, koreanët kualifikohen në fazën tjetër.

Përmbysje e çmendur ndaj Portugalisë, kualifikim dramatik i

Uruguaji e mbyll këtu aventurën në Botërorin e Katarit, edhe pse mundi 0-2 Ganën.

Ganezët kishin shansin e artë për të marrë avantazhin, por nuk ia dalin dot, pasi Ayew gaboi nga pika e bardhë.

Ekipin e Alonsos do e nderonte De Arrascaeta. Mesfushori i Flamengos, jo shumë protagonist në sportin më të ndjekur në botë realizon dopietë brenda fraksionit.

Pjesa e mbetur e lojës do fliste për uruguajanët që do rrisnin presionin, do kërkonin edhe penallti në fund, por sipas kryesorit asgjë nuk kishte, duke bërë kështu që të jenë ata që do kthehen përpara kohe në shtëpi. Zhgënjim total për Suarez me shokë, me vetëm katër pikë dhe vendi i 3-të në grup.

Përmbysje e çmendur ndaj Portugalisë, kualifikim dramatik i