TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marash Kumbulla ka nisur më në fund pushimet. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, pas një sezoni të gjatë me fanellën e Romës dhe atë kuqezi, mund të kalojë disa ditë relaksi. Një pushim të cilin ai e ka nisur në rrjetet sociale fillimisht me një postim ku bënte bilancin e këtij edicioni.
“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren u mbyll dhe ky sezon për mua
Një vit plot me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë.
Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti 2022/2023”, shkruan Kumbulla në postimin e tij në rrjetet sociale.
View this post on Instagram