SPORT, 11 Dhjetor 2022, 21:44

Pele reagon pas postimit emocionues të Kristiano Ronaldos: Miku im, faleminderit që na bëre të buzëqeshim

Pele reagon pas postimit emocionues të Kristiano Ronaldos: Miku im,

Postimi emocionues me të cilin, Kristiano Ronaldo, i dha “lamtumirën” Kupës së Botës, “Katar 2022”, ka ngjallur emocione dhe reagime të miliona ndjekësve.

Mes miliona mesazhaeve e komenteve, spikat ai i legjendës së futbollit, Pele, i cili shkruan “Miku im, faleminderit që na bëre të buzëqeshim”, duke shtuar më pas simbolin e duarve të mbledhura.

Përveç legjendës braziliane, nuk mund të mungonte dhe komenti i “pasardhësit” të Ronaldos, Kylian Mbappe, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij, për “yllin” luzitan, ku ka komentuar me tre simbole, atë të duarve të bashkuara, një kurorë dhe një dhi.

Ky imazh i fundit i referohet fjalës dhi në anglisht, e cila përkthehet në “goat”, një akronim ky i krijuar në epokën e Muhamed Alisë dhe që do të thotë “Greatest Of All Time” (më i miri i të gjitha kohrave).