LIFESTYLE, 15 Qershor 2026, 18:51

Pas 5 vitesh, Zendaya dhe Tom Holland sërish bashkë në tapetin e kuq! Çifti shkëlqen në premierën e “Spider-Man”

Pas 5 vitesh, Zendaya dhe Tom Holland sërish bashkë në tapetin e

Zendaya dhe Tom Holland kanë bërë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në tapetin e kuq pas pesë vitesh, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën.

Çifti, për të cilin prej kohësh qarkullojnë zëra se mund të jetë martuar në fshehtësi, pozoi i buzëqeshur dhe shumë i afërt gjatë eventit promovues të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”, që u mbajt në Madrid të Spanjës, më 15 qershor.

Zendaya mahniti të pranishmit me një fustan elegant me korse, të çarë të theksuar në pjesën e kofshës dhe detaje me thekë, ndërsa Tom Holland u shfaq me një kostum të zi, të kombinuar me një këmishë të kuqe të ndezur, një referencë e qartë ndaj personazhit të tij ikonik, Spider-Man.

Hera e fundit që dy aktorët kishin pozuar së bashku në tapetin e kuq ishte gjatë promovimit të filmit “Spider-Man: No Way Home” në vitin 2021, periudhë në të cilën ata konfirmuan publikisht lidhjen e tyre.

Në të kaluarën, Holland ka treguar se zakonisht shmang daljet e përbashkëta në premierat e partneres së tij, duke theksuar se nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen nga momenti i saj profesional.

Megjithatë, viti 2025 pritet të sjellë më shumë paraqitje të përbashkëta për çiftin. Përveç rikthimit në rolet e Peter Parker dhe MJ në filmin e ri të sagës “Spider-Man”, ata do të luajnë së bashku edhe në filmin e shumëpritur “Odisea” të regjisorit Christopher Nolan.

Së fundmi, Tom Holland ka folur me shumë admirim për Zendaya-n gjatë një interviste në podcastin “Good Hang”, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në aktrim.

“Ajo nuk ka frikë nga asgjë. Jep gjithçka nga vetja në çdo rol”, është shprehur aktori.

Holland theksoi gjithashtu se fakti që të dy punojnë në të njëjtën industri i ndihmon të kuptojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në momentet e vështira.

“Është e mrekullueshme të kesh pranë dikë që e kupton këtë botë në mënyrë kaq personale. Nuk mund ta imagjinoj ta bëj këtë punë pa të”, rrëfeu ai.

Aktori zbuloi edhe një episod nga xhirimet e “Spider-Man: Brand New Day”, ku ai dhe Zendaya vendosën të diskutonin hapur me regjisorin për një skenë që mendonin se nuk funksiononte siç duhej.

Sipas Holland, sinqeriteti dhe besimi që kanë ndërtuar në marrëdhënien e tyre i ndihmoi të shprehnin mendimin e tyre dhe të përmirësonin rezultatin final të filmit.