TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani ka siguruar matematikisht Europën, pasi ka mposhtur me rezultatin 4-0 Kastriotin që nuk rezistoi në “Elbasan Arena” dhe siguron vendin e tretë. “Demat” i shënuan të gjithë golat në pjesën e dytë dhe gjithçka nisi me Herald Markun, kurse më pas Skuka, Cara e Maguette nuk falën para mbrojtjes inekzistente të krutanëve.
Gara për vendin e katërt mbetet e hapur dhe Kukësi është më i favorizuar, por më pas do të varej nga Laçi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët sot mposhtën me gol të Feijao Skënderbeun (1-0) dhe e mbyllin kampionatin ndaj Tiranës kampione.
Vllaznia sot nuk fali kundër Egnatias, duke triumfuar me shifrat 3-1 në debutinin e Mirel Josës. Aralica e Da Silva shënuan, ndërkohë që Agbekpornu realizoi një autogol. Fitore edhe për Teutën (2-1) që përmbysi Laçin me golat e Hebajt.
Dinamo e rënë nga Kategoria Superior fitoi derbin kundër Tiranës 2-1, të shpallur kampione. Haxhiu shënoi i pari, ndërsa Reginaldo më pas u ndal nga penalltia prej portierit Ilion Lika. Samake dyfishoi në fillim të pjesës së dytë, kurse Seferi me penallti shënoi golin e vetëm për bardheblutë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 37
Dinamo-Tirana 2-1
Shënues: Haxhiu 9’, Samake 50’ / Seferi (pen.) 65’
Teuta-Laçi 2-1
Shënues: Hebaj 24’, 90+4’ / Guindo (pen.) 15’
Partizani-Kastrioti 4-0
Shënues: H. Marku 49’, Skuka 57’, Cara 79’, Maguette 84’
Kukësi-Skënderbeu 1-0
Shënues: Feijao 38’
Vllaznia-Egnatia 3-1
Shënues: Aralica 9’, Agbekpornu (aut.) 39’, Da Silva 71’ / Jackson 64’
