SPORT, 18 Nëntor 2023, 22:21

Partizani del me njoftim zyrtar: Nesër do të prezantohet trajneri i ri

Partizani del me njoftim zyrtar: Nesër do të prezantohet trajneri i ri

Partizani do të prezantojë nesër trajnerin e ri, i cili do të marrë drejtimin e “demave të kuq”. Pas largimit të Zoran Zekiç drejt Osijekut, kampionët në fuqi janë drejtuar nga Arbër Abilaliaj, i cili mban postin e drejtorit sportiv, teksa nga dita e nesërme do të zgjidhet përfundimisht çështja e trajnerit dhe vlonjati Abilaliaj do të kaloi në postin e tij natyral. 

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit ka bërë me dije se nesër në orën 13:00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri.  

 NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: 

Nesër ora 13:00 në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”, klubi Partizani prezanton trajnerin e ri që do të drejtoj skuadrën.

Ju mirëpresim.