SPORT, 26 Nëntor 2022, 14:31

Pamjet dramatike, shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit Botëror, te fshati i tifozëve

Pamjet dramatike, shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qytetin e Kampionatit Botëror, Lusail në Katar, me një tym të zi që u ngrit në qiell pikërisht pranë një prej fshatrave të tifozëve. Tymi kishte përfshirë edhe fshatin e tifozëve, të quajtur “Qetaifan Island North”, dhe mund të shihej edhe nga kryeqyteti i Dohas.

Zyrtarët thanë se zjarri shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim në qytet.

Pamjet dramatike, shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit

Autoritetet kërkuan nga fansat dhe banorët të ishin të qetë në një postim në Twitter të postuar pak pas orës 10 të mëngjesit, por video e postuar në mediat sociale tregoi se zjarri ishte i dukshëm nga qindra metra larg.

Imazhet tregojnë fshatin, i cili përbëhet nga tenda, në qytetin e Lusail, në veri të kryeqytetit Doha në bregun lindor të Katarit.

Qeveria e Katarit shpenzoi miliarda paund për të ndërtuar Lusail përpara fillimit të Kupës së Botës. Mendohet se qyteti mori 40 miliardë euro investime, pjesa më e madhe e të cilave shkoi në ndërtimin e hoteleve, vendeve dhe atraksioneve turistike të reja.

Pamjet dramatike, shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit

Zjarri, i cili filloi pak pas mesditës me kohën lokale, u lokalizua në një ishull në Lusail rreth dy milje larg stadiumit të qytetit.

Nuk mendohet se zjarri ka shkaktuar ndonjë ndërprerje në ndeshjen, e cila do të fillojë në orën 20:00 me orën tonë.

Autoritetet thanë se Mbrojtja Civile kontrolloi një zjarr në një ndërtesë në ndërtim pa asnjë person të lënduar.

Pamjet dramatike tregojnë çatinë e një ndërtese në flakë pranë fshatit të tifozëve, por nuk është menjëherë e qartë se çfarë ishte planifikuar të ishte objekti në ndërtim.