SPORT, 16 Tetor 2022, 12:29

Onana sërish titullar, Asllani në pankinë. Ja formacionet zyrtare në Inter-Salernitana

Onana sërish titullar, Asllani në pankinë. Ja formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, sfida Inter-Salernitana, e vlefshme për javën e 10-të në Serinë A italiane.

Zikaltërit e Simone Inzagit vijnë me moral të lartë në këtë takim pas fitores në fundjavë ndaj Sasuolos dhe barazimit në “Camp Nou” kundër Barcelonës dhe do të tentojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv për të ruajtur këtë vazhdimësi.

Vlen të theksohet se Andre Onana rikonfirmohet sërish mes shtyllave, Açerbi i zë vendin Bastonit në qendër të mbrojtjes, ndërsa mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do ta nisë këtë ndeshje nga pankina.

FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vraj, Açerbi; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mikitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

SALERNITANA – (3-5-2): Sepe; Giomber, Daniliuç, Pirola; Kandreva, Kulibali, Kastanos, Vilhena, Maxoki; Dia, Piontek. Trajner: Davide Nikola.