SPORT, 2 Maj 2026, 19:58

Oliver Kahn tregohet i ashpër: Në vendin e Klopit do ta refuzoja Realin, grupi i tyre është i papërshtatshëm për t’u trajnuar

Oliver Kahn tregohet i ashpër: Në vendin e Klopit do ta refuzoja

Real Madridi tashmë po shikon përpara drejt sezonit të ardhshëm dhe një nga çështjet e para që duhet zgjidhur do të jetë trajneri i ardhshëm.

Me Alvaro Arbeloan që pritet të largohet nga stoli i Merengues, Zhoze Murinjo është bërë përsëri një temë e nxehtë bisede, megjithëse ëndrra mbetet bindja e Jyrgen Klop. Një “martesë”, ajo midis gjermanit dhe Los Blancos nuk e bind një legjendë të futbollit gjerman si Oliver Kahn, i cili foli për “Marca”.

“Nuk e di nëse do ta bëja unë në vendin e Jyrgen Klop. A janë Real Madridi dhe ai i pajtueshëm? Klop është një nga ata që i pëlqen të zhvillohet, të ddërtojë. Për më tepër, ai punon me një sistem të përcaktuar mirë. Real Madridi është diçka krejtësisht e ndryshme. Real Madridi është një koleksion individësh, një koleksion superyjesh që refuzojnë kategorikisht të kenë ndonjë skemë të imponuar mbi ta.”

Kahn jep gjithashtu shembullin e fundit të Çabi Alonsos, i cili u rikthye në Madrid me shpresa të mëdha dhe u shkarkua pas disa muajsh: “E pamë me Çabi Alonson. Ka të bëjë me të kuptuarit nëse, si trajner, ke respekt, mund të lidhesh me lojtarët, të menaxhosh yjet e mëdhenj dhe t’i bindësh ata për sistemin që synon të zbatosh”, përfundoi Kahn.