SPORT, 22 Shkurt 2023, 20:36

“Nuk na interesojnë ndjekësit në rrjetet sociale, ne jemi klub futbolli”/ Zbulohen arsyet pse Borusia Dortmund i tha “jo” Ronaldos

“Nuk na interesojnë ndjekësit në rrjetet sociale, ne jemi

Ylli portugez Kristiano Ronaldo u refuzua nga shumë klube të mëdha në Evropë përpara së të vendoste të transferohej tek Al-Nassr në Arabinë Saudite. Një prej tyre, ishte ekipi gjerman Borusia Dortmund.

Drejtori i përgjithshëm Karsten Kramer duke folur në podkastin “Kicker”, zbuloi arsyet pse verdhezinjtë nuk kishin ndërmend të merrnin shërbimet e CR7-ës.

“Vlera e Borusia Dortmundit nuk varet nga numri i ndjekësve që kemi në rrjetet sociale. Ne jemi një klub futbolli, kjo është gjëja më e rëndësishme. Dhe ne gjithashtu mund të kemi idetë më të mira të marketingut në botë, por nëse humbim 3-0 në shtëpi kundër Freiburgut, ata gjithsesi nuk janë të dobishëm për ne. Është një bekim për ne që kemi tifozë. Ne shesim 500,000 fanella në vit falë tyre, të cilët të gjithë bëhen ambasadorë të klubit”, u shpreh ai.