SPORT, 5 Prill 2024, 20:14

Nuk ka qetësi për Dani Alves, ofendohet nga kalimtarët në rrugë

Nuk ka qetësi për Dani Alves, ofendohet nga kalimtarët në

Dani Alves u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion eurove garanci. Alves iu desh t’i dorëzonte gjykatës dy pasaportat e tij, spanjolle dhe braziliane, si garanci se nuk do të largohej nga vendi iberik përderisa gëzon lirinë e përkohshme.

Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal nate në Barcelonë. Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alves ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Ines Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës.

Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës. Pavarësisht kritikave, ka disa shqetësime për integritetin e ish-futbollistit. Javën e kaluar, në vizitën e tij të parë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, braziliani u qortua nga një kalimtar, që e thirri nga distanca: “O përdhunues… Alves, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar”.