SPORT, 3 Dhjetor 2022, 15:49

Nuk funksionoi kimioterapia, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Peles

Nuk funksionoi kimioterapia, përkeqësohet gjendja

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit brazilian, Pele. Reuters raporton se Pele është futur në terapi intensive, pasi kimioterapia nuk pati sukses.

Pele është diagnostikuar prej kohësh me kancer në zorrën e trashë. 82-vjeçari u shtrua në spital të martën për të bërë kontrollet mbi përparimin e kancerit.

Më pas, u zbulua se ai kishte edhe një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Kjo ka bërë që kimioterapia të mos funksionojë.

Ndaj legjenda e Brazilit u shtrua në terapi intensive.