SPORT, 24 Maj 2022, 08:59

Nuk fitoi titullin kampion, vendoset sot e ardhmja e Simone Inzagit te Interi

Nuk fitoi titullin kampion, vendoset sot e ardhmja e Simone Inzagit te Interi

Simone Inzagi do të takojë sot kryesinë e klubit, në një mbledhje që përveç planeve për merkaton dhe emrat që do të shpalosen në tavolinë, pritet të jetë një takim në të cilin do të bisedohet edhe për rinovimin e teknikut.

Aktualisht, Inzagi ka një kontratë që skadon në 2023, nga e cila përfiton 4 milionë euro në sezon, ndërkohë që me rinovimin deri në 2024, me opsion zgjatjeje për një tjetër vit deri në 2025, pritet të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon.

Trajneri ka të gjithë mbështetjen e presidentit Stiven Zhang për të vazhduar së bashku, i cili i beson klimës që Simone krijon me futbollistët.

Pavarësisht kësaj, Inzagi i ka treguar Marotës se kërkon një ekip konkurrues dhe nuk do të kursehet me emrat e propozuar për merkaton.