SPORT, 8 Prill 2026, 17:58

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon

Ernest Muçi është ndalur te Trabzonspori, që po lufton për titullin kampion në Turqi. Shkak është bërë dëmtimi që pësoi në javën e kaluar, kur edhe humbi takimin me Gallatasarajn. Sot nuk ishte sërish në dispozicionin e trajnerit Fatih Teke, ndërsa po përgatitet sfida me Alanjaspor.

Sfida është projektuar më 11 prill. Tashmë mund të thuhet se Muçi e ka humbur edhe këtë takim të Superligës turke.

Muçin ndërkohë nuk e shqetëson vetëm dëmtimi. Kujtojmë se prej kohësh rrezikon, që të pezullohet me një ndeshje në rast se ndëshkohet me karton të verdhë.

Mesfushori me tipare sulmuese është shqetësimi kryesor i stafit të Trabzonspor. Kujtojmë se mbetet i huazuar nga Beshiktashi.