TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Unai Simon ia doli të ndalte një penallti të futbollistëve të Marokut, por kjo nuk i mjaftoi sot Spanjës që të kalonte në çerekfinalen e Botërorit. Gardiani i iberikëve, pas eliminimit me penallti përballë afrikano-veriorëve, qau rastet e humbura në sulm të futbollistëve që nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë për të zgjidhur këtë ndeshje para gjuajtjeve nga pika e bardhë.
“Mendoj që në 120 minuta të ndeshjes, kemi qenë superiorë ndaj rivalit, por vlen pak ajo që them unë meqë nuk ia dolëm para portës. Në gjuajtjen e penalltive, ata kanë qenë superiore dhe kjo i bëri që të shkojnë në çerekfinale.
Po e shohim që ka surpriza gjatë të gjithë këtij Botërori. Nuk ishim të aftë t’i kalonim dhe nuk e prisnim që të eliminoheshim përballë Marokut. Por ky është realiteti dhe tani na takon ne të kthehemi në shtëpi”, pranoi portieri i përfaqësueses së Spanjës pas eliminimit të papritur.