SPORT, 4 Maj 2024, 11:41

“Njeriu i ndeshjes”, Atalanta vlerëson paraqitjen e Berat Gjimshitit kundër Marsejës

“Njeriu i ndeshjes”, Atalanta vlerëson paraqitjen e Berat

Dueli mes Marsejës dhe Atalantës i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës u mbyll në barazimin 1-1.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ishte titullar në radhët e bergamaskëve duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë.

Në faqen zyrtare të klubit të Atalantës është publikuar një foto e Gjimshitit. Ai është zgjedhur “Njeriu i ndeshjes” nga klubi.

Tashmë Atalantës do ti duhet të bëjë maksimumin për ti eliminuar në shtëpi francezët.