SPORT, 4 Dhjetor 2022, 12:07

Njëmijë ndeshje në karrierë, Messi thyen heshtjen pasi kaloi Maradonën

Njëmijë ndeshje në karrierë, Messi thyen heshtjen pasi kaloi

Leo Messi ishte edhe një herë protagonistë absolut në suksesin përballë Australisë, një fitore që i siguroi një biletë për në fazën çerekfinale ku do të përballen me Holandën.

Në ndeshjen e tij të 1 mijë në karrierë, Messi realizoi golin e tij të nëntë në Botëror duke kaluar një legjendë si Diego Armando Maradona:

“U relaksuam pak pasi menduam se ndeshja ishte në kontroll. Në fund vuajtëm jo pak, por e rëndësishme ishte të kalonim turin dhe e bëmë. Kjo ishte një ndeshje e vështirë pasi nuk kishim pushuar mjaftueshëm. Jemi shumë të lumtur që kaluam turin”, u shpreh Messi pas ndeshjes.