TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Kristjan Asllanit, një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare, pritet të veshë fanellën e zikaltërve të Interit. Bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, i cili është është dhe kapiteni i Shqipërisë.
Me gradimin e Onanës si titullar te Interi, gjasat janë të mëdha që Samir Handanoviç të largohet, teksa drejtuesit janë duke menduar për zëvendësuesin e tij. Mediat italiane raportojnë se në listën e zëvendësuesve të Handanoviç është dhe Berisha.
Portieri i Kombëtares Shqiptare, këtë vit, te Torino ka kaluar zgjedhje e dytë pas pas Vanja Milinkoviç-Saviç. Berisha do të pranonte të ishte portier i dytë në një ekip të madh si Interi që lufton për objektiva madhore. Shqiptari, një ekspert mes shtyllave, ofron siguri në rast se thirret në apel, ndaj shihet si një zëvendësues ideal i Handanoviç.