SPORT, 17 Nëntor 2023, 18:59

Një paraqitje më e mirë se kundërshtari, Shqipëria e mbyll pjesën e parë në avantazh

Një paraqitje më e mirë se kundërshtari, Shqipëria e

Shqipëria ka mundur ta mbyllë pjesën e parë në avantazhin e një goli ndaj Moldavisë.

Autori i golit ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.