SPORT, 22 Qershor 2026, 15:43

Një lajm i mirë e një i keq te Brazili, Raphinha dëmtohet dhe humbet Skocinë, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

Një lajm i mirë e një i keq te Brazili, Raphinha dëmtohet

Brazili ka marrë një lajm jo të mirë në mes të rrugëtimit të tij në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi titullar Raphinha ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë fitores 3-0 ndaj Haitit në Filadelfia dhe rrezikon të mungojë në sfidën e ardhshme kundër Skocisë.

Federata braziliane e futbollit konfirmoi se futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat zbuluan një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Për momentin nuk është bërë e ditur koha e rikuperimit, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares ka nisur menjëherë trajtimin intensiv me synimin që lojtari të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Raphinha ndjeu shqetësime fizike pak minuta pas golit të dytë të Brazilit kundër Haitit dhe u detyrua të lërë fushën, duke ia lënë vendin Rayanit. Pamjet e transmetuara gjatë ndeshjes treguan shqetësimin e sulmuesit të Barcelonës gjatë konsultimit me mjekun e ekipit, Rodrigo Lasmar, çka shtyu stafin teknik të kryente kontrolle më të detajuara.

Mungesa e mundshme e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “Seleçaos” mund të krijojë hapësira të reja në repartin ofensiv. Përveç Rayanit, një mundësi e artë mund t’i jepet edhe talentit Endrick, emër që vazhdon të kërkohet me ngulm nga tifozët brazilianë. Ndërkohë lajm I mire është edhe rikthimit I Neymar, me sulmuesin e Santos që kreu seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit e do të jetë në dispozicion të teknikut Ancelotti, për sfidën e fundit në grup ndaj Skocisë.