TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri Vinsent Kompani veçoi Luis Díazin me një kompliment të veçantë pas fitores së Bajernit ndaj St. Pauli. Në përdorimin e zakonshëm të gjuhës, ajo që Kompani tha nuk do të tingëllonte edhe aq e këndshme. Por në zhargonin e futbollit, termi “i neveritshëm” në shumicën e rasteve merret si kompliment.
“Si mbrojtës, do ta kisha gati të neveritshme të luaja kundër një lojtari të tillë” – u interpretua si një lëvdatë për kolumbianin. Díaz tregoi edhe një herë llojin e sulmuesit të paparashikueshëm që i mban mbrojtësit zgjuar gjithë natën.
Në situata kaotike, shpjegoi ai, me Díazin çdo gjë mund të ndodh, sepse ai është i disponueshëm për pasim dhe ndëshkon çdo pasiguri të kundërshtarit. Kompani e quajti këtë aftësi sulmuese “krijimtari në kaos”.