SPORT, 18 Nëntor 2022, 19:12

Një italian për të vendosur drejtësi në ndeshjen hapëse të Botërorit, ja kush është arbitri i zgjedhur për sfidën Katar-Ekuador

Një italian për të vendosur drejtësi në ndeshjen

Katar-Ekuador do të jetë sfida hapëse e Botërorit “Katar 2022”, e cila do të luhet në “Al Bayat Stadium”, më 20 nëntor, ora 17:00.

Këtë përballje, FIFA ka zgjedhur që t’ia besojë arbitrit të njohur italian, Daniele Orsato.

46-vjeçari do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në këtë duel, me Katarin që do të kërkojë që ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Botëror si vendi pritës.