Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë në fund të sezonit.
Negociatat e lojtarit me drejtuesit e PSG-së për një kontratë të re ende nuk kanë çuar në sukses. Kohët e fundit doli se babai i Lionel u takua me presidentin e Barcelonës Joan Laporta palët diskutuan të ardhmen e kampionit të botës.
Informacioni u konfirmua nga burime autoritare, por klubi e konsideron ende një skenar thuajse të pamundur rikthimin e Messit, raporton gazetarja Helena Kondis. Laporta e kupton se gjasat për ardhjen e argjentinasit janë të vogla, por gjithsesi nuk e përjashton një skenar të tillë.