TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Fabio Kapelo, ka bërë një analizë të kampionatit botëror në Katar për gazetën “Il Messaggero”.
Mes të tjerave ai ka folur dhe për dështimin e Spanjës, e cila u eliminua në 1/ 8-at e finaleve përballë Marokut pas gjuajtjes së penalltive.
Në analizën e tij, ish-trajneri i njohur italian ka nënvizuar se ky kampionat botëror përveç të tjerave do t’i japë fund dhe disa filozofive. Mes tyre dhe ajo e lojës pas një numër 9, ose me një nëntë fals.
“Në këtë kampionat botëror do të ‘festojmë’ fundin e futbollit ‘tiki-taka’ të aplikuar nga Spanja për vite me radhë. Spanja i thotë lamtumirë modelit me “nëntë fals”. Është një formulë që mund të funksionojë në disa raste dhe në disa kontekste, por nuk mund të bëhet sistem. Figura e qendërsulmuesit është thelbësore”, ka deklaruar Kapelo.
Ndërkaq, ai ka kritikuar jo pak Spanjën edhe për mefshtësinë e saj dhe ngadalësinë në ekzekutimin e manovrës sulmuese.
“Zotërimi pa fund i topit? Nëse kjo nuk shoqërohet me shpejtësi në ekzekutim në fund mbetet shterpë, jo rezultative. Futbolli i Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vite më parë”, ka thënë Kapelo, duke kujtuar nismëtarin e tiki-takës.