SPORT, 9 Dhjetor 2022, 14:37

Ndryshimet rrënjësore tek bardhezinjtë, Juventusi piketon Igli Taren

Ndryshimet rrënjësore tek bardhezinjtë, Juventusi piketon Igli

Juventusi është tronditur kohët e fundit për shkak të mashtrimeve në lidhje me pagesat. Si pasojë e këtyre, kupola drejtuese dha dorëheqjen dhe tashmë klubi po përgatitet për ndryshime rrënjësore.

Edhe Kerubini do të largohet nga Juventusi duke lënë të lirë vendin e drejtorit sportiv. Por menjëherë kanë nisur spekulimet për zëvendësuesin e tij.

Gazeta sportive italiane, “Tuttosport”, raporton se bardhezinjtë mendon t’ja besojnë këtë rol Igli Tares.

Nisur nga dënimet që mund të vijnë për “zonjën e vjetër”, ata do të kërkokjnë futbollistë të rinj dhe me kosto të ulët.

Kujtojmë se Igli Tare ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lacion.