TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Federata Portugeze e Futbollit ka nisur zyrtarisht lëvizjet për të zëvendësuar Roberto Martínez-in menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Në listën e ngushtë të dëshirave janë pozicionuar tre teknikë të njohur luzitanë: Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Sérgio Conceição.
Prapaskena më e bujshme e këtij procesi lidhet me Jose Mourinho-n. “Special One” ishte përzgjedhja e parë dhe dëshira e madhe e drejtuesve, por bisedimet dështuan pasi ai vendosi të pranonte ofertën për t’u rikthyer në krye të Realit të Madridit. Me Mourinhon jashtë loje, gara mbetet e hapur mes tre kandidatëve të tjerë për të marrë timonin e kombëtares.