SPORT, 24 Qershor 2026, 19:20

Ndryshim rregulli për penalltitë në Botëror, një monedhë bëhet vendimtare

Ndryshim rregulli për penalltitë në Botëror, një

FIFA po bëhet gat të miratojë me shpejtësi një ndryshim rregulli sa u përket gjuajtjeve të penalltive në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Organizata ndërkombëtare po mendon të aprovojë anulimin e hedhjes së dyfishtë të monedhës para gjuajtjeve të penalltive nëse për të caktuar fituesin do të duhen të tilla. Sipas rregullit aktual, monedha hidhet fillimisht për të përcaktuar se kush gjuan i pari dhe më pas për të përcaktuar në cilën portë do të gjuhen penalltitë.

Në versionin e ri, skuadra që fiton hedhjen e monedhës do të zgjedhë nëse do të ekzekutojë e para goditjen nga pika e bardhë apo të zgjedhë portën në të cilën do të gjuhen penalltitë.

Në finalen e Ligës së Kampioneve, Arsenali humbi të dyja hedhjet e monedhave përballë PSG që gjuajti i pari dhe zgjodhi edhe portën ku do të gjuhej.