TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FIFA është gati që të marrë një vendim historik, duke lejuar që ndeshjet e kampionateve kombëtare të zhvillohen në kontinente të tjera, ashtu siç bëhet tashmë prej vitesh me turnetë më pak prestigjiozë si Superkupat.
“Financial Times” bën të ditur se kompania e promovimit të eventeve në SHBA, “Relevant Sports”, është shumë pranë akordit me FIFA-n, për të bindur këtë të fundit që lejojë zhvillimin e ndeshjeve në kontinente të ndryshme. Duket se ndikimi i pronarit miliarder të saj, Stefen Ros, po bind Infantinon që t’i hapë rrugë kësaj risie.,
FIFA kishte bllokuar ndeshjet larg kontinenteve përkatëse në vitin 2018, kur bllokoi një ndeshje mes Barcelonës dhe Zhironës që duhej të luhej në Majemi. “Relevant Sports” si organizatore e sfidës, e kishte hedhur në gjyq asokohe FIFA-n për shpenzimet, por çështja nuk është zgjidhur ende nga gjykata.