SPORT, 22 Nëntor 2022, 09:11

Ndeshja ndaj Arabisë Saudite, Skaloni: Argjentina do të japë gjithçka në fushën e blertë

Ndeshja ndaj Arabisë Saudite, Skaloni: Argjentina do të japë

Lionel Skaloni nuk ka pranuar të zbulojë në konferencën për shtyp cili prej lojtarëve të tij do ta zëvendësojë Lo Selson, por ka konfirmuar se skema nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e parë në miqësoren e Emirateve të Bashkuara javën e shkuar.

“Lojtarët e mi e dinë kush do të luajë, por nuk jua them. Do të jetë njëri mes Mek Alister dhe Gomez. Nuk kemi në plan të ndërrojmë skemë nga ajo që keni parë në stërvitje dhe ajo që patë ndeshjen e fundit.

Klima? Është më mirë nga ajo që prisja, kam një grup fantastik dhe ajo që mund t’u siguroj njerëzve është që kjo skuadër do të japë gjithçka në fushë.

Të gjithë ata që parashikohen favoritë, duhet ta tregojnë këtë në çdo përballje të grupit e më tej” u shpreh trajneri i bardhekaltërve.