SPORT, 4 Janar 2025, 13:20

Ndeshja e Superkupës ndaj Interit, sulmuesi i Milanit maksimumi mund të luajë 20 minuta

Ndeshja e Superkupës ndaj Interit, sulmuesi i Milanit maksimumi mund

Milan do të përballet me Interin në finalen e Superkupës së Italisë, që do të luhet të hënën. Shumica e futbollistëve kuqezi janë në dispozicion, por shqetëson situata e Rafael Leao.

Ylli i Milanit nuk është në kushte optimale për shkak të një dëmtimi, kështuqë sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, trajneri Conceicao  është i vetdishjëm se Leao nuk mund të luajë më shumë se 20 minuta.

Gjithsesi, situata do të vlerësohet në orët në vijim, për të kuptuar ndoshta më shumë. Leao ka luajtur 15 ndeshje në kampionat në këtë sezon, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.