SPORT, 18 Nëntor 2023, 15:42

Ndërroi jetë në fushën e gjelbër, mbërrin në Ganë trupi i sulmuesit të Egnatias, Rafael Dwamena

Ndërroi jetë në fushën e gjelbër, mbërrin në

Trupi i lojtarit të ndjerë Rafael Dwamena ka zbarkuar në Ganë. Arkivoli me trupin e pa jetë të sulmuesit të Egnatias mbërriti në Ganë mbrëmjen e së premtes nga Shqipëria. Sulmuesi 28-vjeçar pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së 11 nëntorit mes Egnatias dhe Partizanit. Ai u shpall i vdekur menjëherë pas kësaj.

Trupi i Duamenas u prit nga familja e tij në Akra të premten vonë natën në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka. Futbollisti kishte një histori me probleme me zemrën. Ai kishte vuajtur nga disa sulme në zemër në vitet e shkuara, gjë e cila solli edhe vdekjen e tij n moshën 28-vjeçare. Në shenjë respekti për Dwamena, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Ganës kundër Madagaskarit në një ndeshje miqësore të premten.

Dwamena ishte një futbollist i talentuar që përfaqësonte Ganën në nivelin e lartë. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar për “Black Stars” të Ganës më 11 qershor 2017, kundër Etiopisë, duke shënuar një dygolësh. Ai luajti gjithsej nëntë ndeshje për ekipin kombëtar të Ganës.

Ndërroi jetë në fushën e gjelbër, mbërrin në