TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç dihet tashmë, Rudi Garcia i ka ditët e numëruara në stolin e Napolit. Pas disa emrave në listë, De Laurentiis duket se ka vendosur të nisë kontaktet e para zyrtare me Igor Tudor.
Nga Italia thuhet se takimi i parë do të bëhet sot për të folur rreth detajeve të kontratës dhe jo vetëm. Tudor të ulet në tryezë me presidentin De Laurentiis për të diskutuar të gjithë detajet e projektit të klubit napoletan.
Tekniku kroat është një emër i njohur në Serie A, pasi ka qenë trajner i Hellas Verona dhe Udinese, po gjithashtu dhe asistent menaxher i Juventus. Ai gjithashtu ka drejtuar edhe ekipe si Marseille, Galatasaray dhe PAOK.