SPORT, 9 Tetor 2022, 20:53

Napoli i pandalshëm në kampionat, mund Kremonezen në transfertë dhe udhëheq i vetëm Serinë A

Napoli i pandalshëm në kampionat, mund Kremonezen në

Napoli nuk ka të ndalur në kampionat, duke mundur me rezultatin 1-4 Kremonezen dhe tashmë kryeson i vetëm Serinë A.

Skuadra e Spaletit kaloi e para në avantazh me anë të një goli të shënuar nga Politano (26') me anë të një penalltie.

Në fillimin e pjesës së dytë, Desers (47') barazoi për vendasit, duke ja bërë gjërat më të vështira Napolit, por Simeone (76'), Lozano (90+3') dhe Oliveira (90+5') vendosën fatet e këtij takimi.

Kështu Napoli kryeson me 23 pikë Serinë A pas nëntë javësh kampionat, teksa Kremoneze vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë.

Napoli i pandalshëm në kampionat, mund Kremonezen në