SPORT, 16 Nëntor 2022, 23:21

“Na ndëshkuan për disa gabime”, Bare: Nuk shfrytëzuam rastet tona

“Na ndëshkuan për disa gabime”, Bare: Nuk shfrytëzuam

Pas disfatës 1-3 me Italinë në “Air Albania”, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, u shpreh se humbja erdhi për shkak të disa gabimeve.

“Përplasje me Verratin? Janë nerva loje, por i lëmë gjithçka aty. Futbolli nuk është balet dhe pavarësisht asaj që ndodh në fushë, në fund i dhamë dorën njëri-tjetrit, dhe gjithçka mbaroi aty.

Siç e dimë të gjithë, Italia është shumë e fortë, e dimë të gjithë. Por për disa gabime na ndëshkuan, por duhet të them që ekipi i dha forcat deri në fund por nuk ia dolëm. Do të vazhdojmë të punojmë sa më fort për të qenë sa më mirë.

Ka keqardhje se rastet që patën i shënuan kurse ne jo. Në futboll kush shënon më shumë fiton, do kalojmë këtë ndeshje, do mendojmë për gabimet që bëmë sot dhe që ndeshjen tjetër t’i bëjmë gjërat më mirë.

Nuk mund ta quaj se janë vitet më të errëta të kombëtares se e keni parë që janë lojtarë të rinj që duhet të ambientohen me ekipin. Kështu është futbolli, një ditë je mirë, një ditë më keq. Ne duhet të fokusohemi që të bëjmë gjërat sa më mirë”, tha Bare për “SuperSport” pas sfidës.