SPORT, 21 Maj 2022, 18:22

Murinjo: Mendojmë vetëm për finalen e Tiranës

Murinjo: Mendojmë vetëm për finalen e Tiranës

“Në finale shanset janë 50 me 50, por ne do të japim maksimumin që ta çojmë 51 me 49 në favorin tonë”, ka thënë Zhoze Murinjo pesë ditë para finales së Conference League që do të luhet në Tiranë në 25 maj në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Jam një trajner me një histori dhe Roma është një klub i madh. Kam ndjerë pak përgjegjësi duke u munduar që ta bëj edicionin e parë të turneut një kompeticion të madh. Pak nga pak arritëm që të realizonim objektivin tonë, që të shkonim sa më larg që të mundeshim në këtë turne.

Me krenari pamë që dy gjysmëfinalet u luajtën në stadiume plot, ku në total ishin 170 mijë tifozë të pranishëm. Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarin që kemi përballë dhe të harrojmë historinë e Romës”, ka thënë trajneri i Romës.