TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roma ka fituar sot në kampionat ndaj Specias dhe u ngjit në vendin e katërt në renditje, duke përfituar edhe nga dënimi me -15 pikë i Juventusit për shkak të çështjes së plusvalencave. Por për trajnerin e Romës, Zhoze Murinjon, klasifikimi duhet parë ndryshe, pasi ai mendon se llogaritë duhen bërë me Juventusin me pikë të plota.
“Çështja e Juventusit? Nuk dua të flas për këto gjëra që u përkasin gjykatave, por unë e shoh klasifikimin me Juventusin në situatën e disa ditëve më parë. Tani do të kishim numër të njëjtë pikësh, pastaj nëse ka qenë fajtor është e drejtë që të paguajë”, tha ai, duke komentuar edhe situatën e Nikolo Zaniolos i cili ka kërkuar largimin nga Roma.
“Rreth tij kam opinionin tim, ndjesia ime është që më 1 shkurt do të jetë këtu. Merkato është e hapur, ai ka dëshirë që të largohet. Ai ka shprehur dëshirën të largohet, por nuk është e thënë që të ndodhë”, tha trajneri i Romës.