SPORT, 23 Shtator 2022, 11:41

Mungesa e Brozoviç, Inzagi i beson Kristjan Asllanit “çelësat” e mesfushës ndaj Romës

Mungesa e Brozoviç, Inzagi i beson Kristjan Asllanit

Simone Inzaghi mori dhe një herë besimin e presidentit Zhang, ky i fundit zhvilloi një vizitë blic dje në Milano, pikërisht për këtë, për të siguruar trajnerin se ka mbështetjen e tij, por sigurisht është koha për të reaguar, për tu kthyer te rezultatet pozitive.

Inzaghi e di shumë mirë se besimi i presidentit nuk është një kartë e bardhë, çdo gjë e ka një limit.

Inzaghi po punon këtë periudhë me një grup shumë të reduktuar, me vetëm 8 lojtarë, pasi pjesa tjetër janë të angazhuar me përfaqësueset respektive.

Inzaghi ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur si duhet sfidën e radhës, atë kundër Romës në Serie A.

Lajmi i mirë është rikthimi i Lukakut, ndërsa për Calhanoglu duhet edhe pak më shumë durim.

Mungesa e Brozoviç, Inzagi i beson Kristjan Asllanit

Në mungesë të Brozoviç, Inzaghi është i detyruar t’i besoj Kristjan Asllanit.

Mesfushori kuqezi ka treguar durim këtë periudhë, nuk është ankuar kurrë, pavarësisht se është lojtari i dytë me më pak minuta.

Sipas mediave italiane, Inzaghi ka vendosur t’i besojë regjinë e ekipit pikërisht Asllanit, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve.

Nëse për mesfushën, Inzaghi nuk ka shumë dyshime, dilema më e madhe mbetet porta, Handanovic apo Onana. Kapiteni u rikthye sërish titullar, por nuk bindi me paraqitjen e tij.