TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Francës e mbyll grupin D në vendin e parë me gjashtë pikë, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Tunizisë sot. Pjesa e parë do përfundonte pa gola dhe me një statistikë interesante për ekipin e Deschamps, i cili nuk gjuajti asnjëherë në portë.
Francezët dukeshin pa dëshirë në fushë dhe si të tillë, pësuan gol pas një humbje topi. Goditje e bukur e Khazrit që shkon në rrjetë në minutën e 58-të.Të besuarit e Kadri mobilizuan forcat dhe ia dolën të bëhen bllok në mbrojtje, duke mos lënë pothuajse aspak hapësirë për “Gjelat”. Në limite, Griezzman vendosi ekuilibrat, por goli u anulua.
Kështu, me këtë rezultat, Tunizia përfundon fazën e grupeve në vendin e 3-të dhe e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit, ndërsa Franca do t♪ përballet në fazën tjetër me ekipin e renditur në vendin e dytë të grupit C.

Australia ka arritur të bëjë befasinë në Botëororin e Katarit, teksa u kualifikua në fazën e 1/16 pas fitores 1-0 me Danimarkën.
Skuadra e Arnold grumbulloi gjashtë pikë dhe tashmë përfundimisht pozicionohet e dyta.
Pjesa e parë do ishte mjaft e këndshme dhe me shumë raste. Goditjet në portë ishin të shumta nga të dyja palët, por asnjëra nuk realizoi dot. 31-vjeçari i “Kangurëve” dhe futbollist i Melbourne Siti do të shënonte për australianët pas disa lëvizjesh fantastike në afërsi të zonës.Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Australinë që në fazën tjetër do gjejë fituesin e grupit C.
