TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tentativë grabitje raportohet se ka dështuar së fundmi.
Në shënjestër ishte shtëpia e Angel Di Marias në Torino, mirëpo alarmi i vilës sinjalizoi policinë e cila ndërhyri në kohë duke bërë që grabitësit të dilnin duarbosh.
Autoritet ia dolën të arrestonin një nga pjesëtarët e bandës, teksa e ndoqën me makinë, duke i zënë rrugën, ndërsa tashmë synimi është që nëpërmjet personit të ndaluar, të gjenden dhe identifikohen të gjithë anëtarët e grupit që ishin pjesë e planit për t’i bërë dëm Di Marias.

Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur shumë grabitje në shtëpitë e futbollistëve të famshëm, kryesisht në Spanjë dhe Itali.
Shpeshherë keqbërësit ia kanë dalë me sukses të rrëmbejnë sende personale me vlerë prej mijëra eurosh të yjeve të futbollit.