SPORT, 13 Shkurt 2023, 23:47

Moment i rëndësishëm në karrierë/ Bajerni grumbullon lojtarin shqiptar për duelin e Championsit kundër PSG-së

Moment i rëndësishëm në karrierë/ Bajerni grumbullon

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç po jeton një ëndërr te gjigantët e Bajernit të Mynihut. Pas debitimit me ekipin e parë në kampionat, 17-vjeçari tashmë është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për supersfidën e Champions League, që Bajerni do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj PSG-së.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Nagelsman për këtë duel.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Ibrahimoviçin shqiptar,  i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bajernit.