SPORT, 28 Shkurt 2023, 20:37

Modestët e Cremonese-s mundin Romën e Mourinho-s, Kumbulla bën paraqitje pozitive

Modestët e Cremonese-s mundin Romën e Mourinho-s, Kumbulla bën

Roma ka pësuar disfatë 2-1 në transfertë ndaj modestëve të Cremoneses.

Vendasit ia dolën të surprizojnë mysafirët në minutën e 17-të, me golin e Tsadjout F.

Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Mourinho përjashtohet me karton të kuq, për shkak protestash.

Ekipi romak reagon dhe vendos ekuilibrat me Spinazzola-n, 15 minuta nga fundi. Titullar në këtë takim ishte Marash Kumbulla, duke dhuruar paraqitje pozitive.

Ciofani shndërron në gol një penallti, në të 82-tën, goditje e fortë për Romën.