TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roma ka fituar 1-0 ndaj Lazios, në derbin e kryeqytetit. Në pjesën e parë, ekipi i De Rossit ishte më kërkues në fushë, teksa goditi 3 herë portën e kundërshtarit, ndërsa lacialët nuk vendosën asnjëherë në provë portierin Svilar.
Për të ardhur te goli, një krosim perfekt i Dybala-s u shfrytëzua në maksimum nga Mancini, i cili realizoi me kokë. Në pjesën e dytë, ekipi i Igor Tudor vendosi ekuilibrat me Daichi Kamada, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion të parregullt. Tension Guendouzi-Dybala, u desh ndërhyerja e arbitrit Guida për të qetësuar gjithçka.
Me këtë rezultat, Roma ka 55 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lazio ka 46 pikë në vendin e shtatë.