SPORT, 13 Nëntor 2023, 18:45

Mision i kryer ndaj Dukagjinit, Ballkani nis “arratinë” në kampionatin e Kosovës, tjetër sukses

Mision i kryer ndaj Dukagjinit, Ballkani nis “arratinë” në

Ballkani ka nisur arratinë në kampionatin e Kosovës, teksa sot ekipi nga Suhareka mundi me shifrat 3-1 Dukagjinin në shtëpi. Pavarësisht kalendarit të ngjeshur, impenjimi në Conference League, apo rotacioneve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk gabon dhe koleksionon në këtë mënyrë suksesin e katërt radhazi.

Sa i takon ndeshjes, Grishpi zhbllokoi llogaritë pas çerek ore lojë, falë një ekzekutimi të saktë të një penalltie. Hugo barazoi shifrat ën fundin e pjesës së parë, por vetëm përkohësisht.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Ballkanit, që mori fitoren në shtëpi pas gas golave të Kryeziut dhe Tolaj (48’, 89’). Ballkani kryeson me 32 pikë, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt.