TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria është mposhtur 1-3 nga Italia në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Air Albania".
Kuqezinjtë zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të mirë, kur dy traversa për pak sa nuk përfunduan në rrjetë.
Kombëtarja e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin me Ismajlin i cili realizoi me kokë në minutën e 16′.
Por vetëm katër minuta zgjati avantazhi pasi Di Lorenzo realizoi lehtësisht brenda zonës.
Pesë minuta më vonë, italanët shënuan sërish këtë herë me sulmuesin e Freiburg, Grigo.
Në minutën e 54-t, traversë nga Uzuni, i cili lëshon një gjuajtje të fortë por është i pafat.
Në të 63’, rast i artë për Shqipërinë për të shënuar me një gjuajtje të Bajramit i cili godet traversën e më pas gjuajtja e Lenjanit ndalet nga Bonuçi në vijën fatale.
Në pjesën e dytë ishte sërish Grifo ai që realizoi dhe golin e 3-të.
Ndërkohë, më 19 nëntor Shqipëria luan një tjetër miqësore këtë herë ndaj Armenisë.
SHQIPËRI-ITALI 1-3
16′ Ismajli / 20 Di Lorenco, 25′, 64′ Grifo