SPORT, 19 Shtator 2022, 12:49

Çmimet dhe si mund t’i blini, FSHF nxjerr biletat për Shqipëri-Islandë

Çmimet dhe si mund t’i blini, FSHF nxjerr biletat për

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e Nations League kundër Islandës. Kjo sfidë zhvillohet më 27 shtator në “Air Albania”, prej orës 21:00.

Biletat shiten si zakonisht te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në pikën e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.

Çmimet e biletave variojnë nga 750 lekë pas portave, për të vijuar me 1200 lekë, 2000 dhe 3000 lekë në tribunat e tjera veç asaj VIP.

Në tribunën VIP ka tre kategori biletash, me çmime 8000, 10000 dhe 15000 lekë. Biletat për duelin ndaj Islandës shiten edhe online dhe mund t’i blini KËTU.

Çmimet dhe si mund t’i blini, FSHF nxjerr biletat për