SPORT, 16 Qershor 2022, 11:47

Milioneri Manaj, shumë i shtrenjtë për Spezia-n, “shqiponjat” vendosin për “bomberin” kuqezi

Milioneri Manaj, shumë i shtrenjtë për Spezia-n,

Rey Manaj mbylli një sezon pozitiv me Spezia-n, 5 gola të shënuar, asiste dhe shumë personalitet në fushë. Manaj fitoi simpatinë e stafit drejtues, simpatinë e tifozëve, por duket shumë e vështirë që Spezia të përballojë kostot e sulmuesit kuqezi.

Në sezonin e ri, sipas kontratës që ka me Barcelonës, Manaj përfiton 800 mijë euro kesh në muaj, por në Itali, ku përfshihen edhe taksa të ndryshme, Manaj do t’i kushtonte Spezia-s afro 1,5 milionë euro në vit, një shifër e lartë, e pa përballueshme për një klub të vogël.

Për këtë arsye, drejtuesit e Spezia-s janë dorëzuar, kanë hequr dorë nga ideja për të blerë kartonin e Manaj.

Sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e Manaj. Gjithnjë sipas mediave italiane, nëse Spezia nuk gjen një opsion më të përshtatshëm për fazën sulmuese mund ti rikthehet sërish pistës Manaj.

Milioneri Manaj, shumë i shtrenjtë për Spezia-n,